“Njerëzit me dashuri të madhe për këtë tokë, ikin”/ Mëniku në “Top Story”: Është e dhimbshme…

29/11/2023 23:02

Pedagogia e Gjuhës Shqipe, Linda Mëniku, përmendi në “Top Story” dashurinë e njerëzve për tokën e tyre, por që për arsye të ndryshme largohen.

Ajo shprehu keqardhje për të gjithë shqiptarët që e duan aq shumë gjuhën e tyre, por rrethanat i kanë detyruar të largohen nga vendi i tyre.

“Është tronditëse që të shohësh që këta njerëz që kanë një dashuri të madhe për këtë tokë ikin. Ata ikin me kokën mbrapa, me zemrën mbrapa. Është e dhimbshme që këta njerëz që e duan kaq shumë gjuhën dhe vendin e tyre largohen për arsyet nga më të ndryshmet.

Formula është si t’i mbajmë këta njerëz në këtë tokë dhe se si këta njerëz të vazhdojë të flasin gjuhën shqipe e të mos mbetet vetëm gjuha e mërgatës shqiptare”, tha ajo.

Gjatë deklaratës në “Top Story”, pedagogia e Gjuhës Shqipe ishe e emocionuar, e në fund vendosi ta mbyllë me fjalët:

“Emocionin e kam përjetuar këtë javë fuqimisht me të gjithë aktivitetet për diasporën shqiptare. Zemra e kombit pulson ende, pulson në diasporë”.    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA