Inside Story/ Milo: Shqipëria u bë ‘kurban’ në emër të paqes evropiane, por…

29/11/2023 21:19

Kur Perandoria Osmane kishte vdekur tashmë, Shqipëria e pavarur, si një shtet parlamentar u themelua në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Copëtimi i dytë dhe më i egër i Shqipërisë ndodhi më 1913, në konferencën e ambasadorëve në Londër. Perandoria Osmane u mund dhe fuqitë e mëdha, u mblodhën për të ndarë edhe njëherë “plaçkën e luftës”.

Në diskutimin për caktimin e kufinjve, Greqia dhe Serbia ishin në boshtin fitues. Pala humbësi ishte Perandoria Osmane. Shqipëria e rrënuar dhe e mplakur ishte pa asnjë mbështetje.

Pranimi i ekzistencës së shtetit shqiptar dhe përcaktimi i kufinjve të tij, përfaqësojnë interesat e fuqive të mëdha për të mbështetur njërin apo tjetër vend në Ballkan.

Ato bëjnë hapur me Shqipërinë. Ish ministri i jashtëm i Britanisë, Eduart Gray që drejtonte konferencën e ambasadorëve pohon në përfundim të konferencës se u detyruam ta bëjmë një veprim të tillë për të shpëtuar paqen evropiane.

“Po qe se nuk bëhej ky kompromis për t’ia dhënë Kosovën dhe territore të tjera shqiptare Serbisë rrezikohej paqja evropiane. Fakt është që copëtimi i trojeve shqiptare, nuk e shpëtoi paqen evropiane sepse pas jnë viti shpërtheu lufta e dytrë botërore. U bë kurban në emër të paqes evropiane, por në fakt u shpëtua paqja evropiane pas flloi lufta e dytë botërore”, u shpreh historiani, Paskal Milo.

Edhe pas ndarjes së 1913 historia ka dëshmuar se fuqitë e mëdha gjithnjë e kanë parë vendin tonë, si një territor ku mund të bënin kompromise në kurriz të Shqipërisë. Dhjetra projekte, njëri më ogurzezi se tjetri, janë diskutuar përgjatë 50 viteve rrjesht për copëtimin e trojeve tona.

“Nuk është vetëm kjo konferencë, por jemi përsëri në Londër, në vitin 1915 në një konferencë të fshehtë që ideoi, projektoi dhe nënshkroi një marrëveshje për një copëtim tjetër akoma më të madh, duke e ndarë mes Greqisë, Serbisë dhe Italisë. La vetëm një Shqipëri të vogël nën protektoriatin e Italisë.  Projekte për copëtimin e Shqipërisë u bënë edhe në konferencën e Londrës më 1919-1920 ku projekti më i madh ishte ai i janarit 1920 ku përsëri Shqipëria ndahej mes vendeve fqinje dhe ishte një projekt shumë i rrezikshëm. Shqipëria shpëtoi nga ndarja në sajë të ndërhyrjes se presidentit të SHBA, Willson, i cili nuk e pranoi këtë projekt”, u shpreh historiani, Paskal Milo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA