Donald Lushaj, që vuan dënimin pasi u shpall fajtor për kokainën e kapur në Durrës në vitin 2018, kërkon të lërë burgun e sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme.
Për drogën që u gjend mes 20 tonëve me banane, po vuajnë dënimin edhe Arbër Çekaj dhe Armando Lushaj. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Antidroga e kapi ngarkesën në magazinën e kompanisë Arbri Garden që gjendej në Maminas, në shkurtë të vitit 2018.
Në shtator të vitit 2020, Gjykata dha vendimin për tre të akuzuarit. Për Arbër Çekajn, i cili ishte pronari i kompanisë ku u kap droga, u vendos 14 vite burg. Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, u dënua me 10.8 vite burg, ndërsa shoferi, Armando Pezaku me 8.8 vite.
Top Channel