Olly Alexander do të përfaqësojë Britaninë e Madhe në “Eurovision 2024” me një këngë të shkruar nga Dua Lipa?!

28/11/2023 08:40

Këngëtari i njohur Olly Alexander thuhet se është në bisedime për të përfaqësuar Britaninë e Madhe në Eurovizionin e vitit të ardhshëm në Suedi.

33-vjeçari thuhet se është një fans i madh i konkurrencës dhe ‘i dëshpëruar’ për të qenë hyrja zyrtare e Britanisë për vitin 2024. Drejtuesit e BBC-së padyshim shpresojnë të ndryshojnë fatin e Mbretërisë së Bashkuar pasi Mae Muller nuk arriti të impresiononte audiencën në fillim të këtij viti në konkursin në Liverpool, ku ajo përfundoi e dyta nga e fundit.

Sipas The Sun, Olly ka realizuar një këngë të shkruar nga Dua Lipa dhe producenti i saj Danny L Harle. “Është një ëndërr e realizuar për Olly”, tha një burim i afërt me këngëtarin. Përveçse është në krye të top-listave me “Years & Years”, Olly ka kaluar edhe në botën e aktrimit. Ndërkaq, Dua Lipa nga ana tjetër po kalon një vit të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night”.

Thuhet se ylli i muzikës pop po synon të nisë turneun e saj të parë në stadium vitin e ardhshëm. Lipa po kërkon të bëjë një hap nga shfaqjet në arenë pas turneut të saj të suksesshëm “Future Nostalgia 2022”, ku performoi 12 shfaqje në Mbretërinë e Bashkuar. Ekipi i saj thuhet se po përpiqet të planifikojë datat për verën e ardhshme, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

“Dua do të jetë kudo në vitin 2024”,-tha një burim për The Sun. Turneu i saj “Future Nostalgia i vitit 2022” pati 12 shfaqje në arenë në Angli, kështu që disa koncerte në stadium janë padyshim të mundshme. “Për momentin nuk ka data të konfirmuara”,-thanë burimet Albumi i dytë në studio “Future Nostalgia” u publikua në mars 2020 dhe fitoi tre çmime “Grammy”, duke përfshirë çmimin “Albumin e Vitit”, në ceremoninë e 2021. Kjo vjen pasi u zbulua se Dua, Madonna dhe Coldplay janë pretendentët kryesorë për të performuar si titullar në “Glastonbury” në 2024.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA