Prishtina u vesh në kuq e zi për të shënjuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Prishtina si çdo 28 nëntor u bë mikpritëse e shumë qytetarëve që në këtë ditë se harrojnë Kosovën. Ata bën thirrje për bashkim e ruajtje të traditave e kulturës shqiptare.

Kosova më 28 nëntor shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Prekazi mblodhi mijëra qytetarë e krerë institucionesh që nderuan familjen Jashari.

 “28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri”, tha Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Në nëntorin e spikatur të shqiptarëve që është edhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari e tregon se edhe fati e vulosi që të ishte ndër kolosët shqiptarë”, tha Uran Ismaili, nënkryetar i PDK.

 “I përjetshëm kujtimi për të rënët për lirinë, të gjithë brezat. Jetoftë përgjithmonë Shqipëria”, tha Ramush Haradianj, kryetar i AAK.

Këtë Ditë të Flamurit homazhe u bënë edhe pranë varrit të Isa Boletinit në komunën veriore të Kosovës, Zveçan, nga ku presidentja Vjosa Osmani u shpreh se territori i Kosovës do të mbrohet çdo pëllëmbë.

 “E nderojmë pikërisht këtu në Kullën e tij, në Kullën e Isa Boletint nga ku është mbrojtur çdo cep i Republikës së Kosovës dhe nga ku nëse është nevoja sërish do të mbrohet çdo cep i Republikës së Kosovës”, tha Vjosa Osmani.

Kryeqyteti i Kosovës në Ditën e Flamurit jehoi nën tingujt e këngëve të trevave shqiptare që përçoi mesazhin e unitetit të shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA