Atmosfera festive e Festës së Flamurit nuk kishte si mungonte edhe në skenën e Për’puthen, ku konkurrentët dhe opinionistët kanë dhënë mesazhe dhe kërcyer nën ritmet e këngës patriotike “Xhamadani vija vija”.
Gjithashtu skenografia ka ndryshuar totalisht, duke u mbuluar me ngjyrat kuqezi për t’ju përshtatur festave të nëntorit, me flamuj kombëtarë dhe plisa të vendosur në kokë nga konkurrentët.
Në një mesazh urimi, Kastro Zizo tha se 111-vjetori i Pavarësisë është një vit shumë i mbarë për të gjithë shqiptarët, dhe një numër shumë i mirë edhe nga ana numureologjike
Kastro Zizo: Është një numër shumë i mirë edhe nga ana numureologjike. Është një vit shumë i mbarë për shqiptarët. Gëzuar kudo që janë dhe me mend në kokë, sepse jo të gjitha gjërat e mira i kanë shqiptarët. Gëzuar.
Megi Pojani: Gëzuar nga studio e Për’puthen.
Top Channel