Kuvendi seancë të posaçme për 25-vjetorin e Kushtetutës, Begaj: Sistemi i drejtësisë po përballet me sfidë të madhe

27/11/2023 11:12

Në seancën solemne të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës, presidenti Bajram Begaj ngriti shqetësimin e gjykatave.

Ai tha se i gjithë sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe për shkak të numrit të madh të dosjeve që kanë në shqyrtim.

Sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe, për shkak të numrit të madh që gjykatat kanë në shqyrtim. Duhet të mendojmë zgjidhje sa më të shpejta dhe efektive. Synimi ynë është që drejtësia të afrohet para qytetarëve me eficencë, barazi para ligjit, transparencë. Dita për të vlerësuar dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese. Roli i saj në këto vite ka ndihmuar në tre drejtime”– u shpreh presidenti Begaj.

Kreu i shtetit pati dhe një mesazh për klasën politike. Ai tha se rishikimi i Kushtetutës për shkak të zhvillimeve të reja duhet vlerësuar me kujdes pasi duhet të mbaj në vëmendje të ardhmen europiane.

Ceremonisë, krahas presidentit, iu bashkuan edhe personalitete të tjera të larta shtetërore të vendit por dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Top Channel