
Me urdhër të Rubios, pushohen nga puna 1300 punonjës në DASH, mes tyre Yuri Kim! Ish-ambasadorja në protestë, përqafim mes lotësh me kolegët
13/07 11:11
Izraeli ka marrë një listë të pengjeve që pritet të lirohen nga Hamasi të hënën dhe “diskutimet janë duke u zhvilluar” për të, tha zyra e kryeministrit izraelit në një deklaratë.
“Po zhvillohen diskutime për listën që u mor brenda natës dhe që tani po vlerësohet në Izrael”, tha zyra në një deklaratë në emër të koordinatorit të qeverisë për pengjet dhe personat e zhdukur.
E hëna është dita e katërt dhe potencialisht e fundit, e armëpushimit të negociuar fillimisht midis Hamasit dhe Izraelit. Që nga e diela të dyja palët kishin diskutuar mundësinë e zgjatjes së armëpushimit, por ende nuk është shpallur një marrëveshje e tillë.
Top Channel