Një shqiptaro-palestinez, me emrin Ibrahim Jaber dyshohet ka humbur jetën në Gaza për shkak të luftës.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe sa ditë ka që ka humbur jetën. Është vetë vëllai (Ahmed) që ka raportuar këtë ngjarje, ndërsa tregon gjithashtu se prej 9 ditësh nuk po arrin me dot të kontaktojë me familjen.
Shqiptaro-palestinezi që ka humbur jetën studionte për inxhinieri mekatronike.
Në një intervistë sot për “Shqipëria Live”, Ahmedi ka treguar se lajmin tragjik e ka mësuar nga një shok i tij në Gaza. Ai rrëfen mes lotësh se ka dëshirë që t’i gjejë trupin të vëllait.
“Për mua ishte çdo gjë, Kam humbur shumë veten, nuk duroj më. Ikja unë, vetëm vëllai të ishte. E zgjidhnim çdo gjë bashkë. Unë e them që tani nuk kam vlerë fare të jetoj. Do doja që kjo ishte një ëndërr e keqe dhe të zgjohesha. Unë do çmendem se nuk kam më fuqi. Këtu në Shqipëri kam tezet, janë pranë meje por përsëri… Kam shumë dëshirë që para se ta varros vëllanë ta përqafoj, t’i them mirupafshim të paktën.”-tha ai për “Shqipëria Live”.
Top Channel