Alfred Cako: Ekzistojnë alienët, toka është e sheshtë dhe nuk ka gravitet! Njutoni një mason që gënjeu

27/11/2023 11:55

I ftuar në “Wake Up” Alfred Cako ka treguar se Toka është e sheshtë, duke dhënë disa argumente dhe shembuj.

Sipas tij forca gravitacionale nuk ekziston dhe se Njutoni ka qenë një mason që ka gënjyer njerëzit.

Alfred Cako: Unë mendoj dhe gjasat janë të mëdha që toka është e sheshtë dhe është e mbuluar me një firmament i cili rrotullohet 24 orë bashkë me diellin dhe tokën dhe kjo është arsyeja pse yjet që shikojmë natën në një pozicion rrotullohen dhe kjo është arsyeja pse marinarët orientoheshin me yllin polar, sepse ylli polar është në majë të firmamentit dhe nuk lëviz asnjëherë. Po të orientoheshe natën me yllin polar, nuk e humbisje orientimin e drejtimit të anijes. Toka është e sheshtë, ekzistojnë planetët por nuk ekzistojnë në qiell siç besojmë ne.

Neada Muçaj: Çfarë forme kanë planetët e tjerë nëse Toka është e sheshtë?

Alfred Cako: Unë kam parë dhe jam interesuar që dritat, janë si dritat e bredhit të vitit të ri. Siç ka vendosur Zoti natën, ka vendosur dhe dritat. Firmamenti është i përbërë nga një material zirkoni dhe titani që është i tejdukshëm, kanë tentuar ta çajnë, ta thyejnë, mirëpo në qoftë se ndodh ajo, bota zhduket toka jonë, sepse lart ne jemi të rrethuar me ujëra, prandaj qielli është blu, ne jemi të futur nën ujëra dhe në të njëjtën tavolinë janë të vendosura të gjitha planetët e tjera, të ndara me male akulli, me ujë, me male gjigante. Ka qenie të tjera, nuk duhet të jemi aq arrogantë sa të mendojmë që në të gjithë këtë univers të jemi vetëm ne. Por nuk hyjnë nga qielli, por hyjnë nga Antarktida, nga porta. Që pas ardhjes së Njutonit në krye të lobit shkencor, i cili ishte një mason filluan të na jepnin këto gënjeshtra që Toka u rrotulloka me një shpejtësi të paparë në atmosferë dhe uji ri i lidhur për shkak të gravitetit. Janë gënjeshtra të gjitha. Po zogjtë, kjo forca e madhe gravitacionale dhe bletët dhe mizat, pse nuk i mban? S’ka forcë gravitacionale, nuk ekziston, ekziston forca shtypëse. T’ju pyes pse është më ngrohtë më larg diellit, kur afrohesh afër detit dhe është më ftohtë kur rri në male që është më afër diellit? Pse lart ka dëborë dhe nuk shkrijnë malet që është më afër me diellin? Sepse forca shtypëse shtyn molekulat dhe e dendëson ajrin më poshtë dhe vetë rrezet e diellit janë të ftohta. Fërkohen gjatë zbritjes dhe gjatë fërkimit është nxehtësi më e madhe buzë detit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA