Papa Françesku mirëpret armëpushimin në Gaza: Lutemi për lirimin e të gjithë pengjeve!

26/11/2023 23:04

Papa Françesku falënderoi Zotin të dielën për armëpushimin në luftën midis Hamasit dhe Izraelit, si dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve të marra nga Hamasi në sulmin e befasishëm të 7 tetorit në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

“Falënderojmë Zotin që më në fund ka një armëpushim midis Izraelit dhe Palestinës, dhe disa pengje janë liruar,” tha Papa në fjalimin e tij Angelus, i cili u lexua në emër të tij nga Paolo Braida pasi Françesku duket të mos jetë mirë me shëndet, siç raportojnë mediat italiane.

“Të lutemi që të lirohen sa më shpejt të gjithë qytetarët izraelitë të marrë peng nga Hamasi. Le të mendojmë për familjet e tyre.”, tha Papa, duke shtuar se njëkohësisht me lirimin e pengjeve duhet të “ketë më shumë ndihma humanitare në Gaza”

Thirrjet e Papa Franceskut ishin po ashtu të forta për vazhdimin e dialogut. “Kjo është mënyra e vetme për paqe. Ata që nuk duan dialog, nuk duan paqe”, shtoi Papa.

Top Channel