Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit/ Administrata e Biden-it: Kemi arsye të besojmë se një amerikan do të lirohet

26/11/2023 16:14

Administrata Biden ka “arsye të besojë” se një nga amerikanët e mbajtur peng do të lirohet të dielën.

Lajmi është konfirmuar nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan. Në një intervistë për CNN, Sullivan tha se: “Ne kemi të bëjmë me Hamasin. Këtu jemi në një situatë ‘mos beso, por verifiko’. Dhe kështu ne kemi arsye të mendojmë se do të ketë një lirim amerikan sot.”

“Sot duhet të jetë një ditë e mirë, një ditë e gëzueshme, por derisa ta shohim realisht të ndodhë, ne do të qendrojmë në vend”, tha ai.

Dy gra amerikane dhe një fëmijë, 4-vjeçarja Abigail Edan, aktualisht rezultojnë të zhdukur dhe pritet të jenë pjesë e grupit prej 50 gra dhe fëmijë pengje të liruar si pjesë e armëpushimit katër-ditor, tashmë në ditën e tretë.

Asnjë amerikan nuk u lirua si pjesë e marrëveshjes të premten ose të shtunën. Dhjetë amerikanë janë të pagjetur në total. SHBA, tha Sullivan, është tepër optimiste se Edan do të kthehet, megjithëse ai nuk pranoi të jepte një afat kohor.

Tani shpresojmë që Abigail të lirohet dhe të ribashkohet me familjen e saj. Ajo mbushi katër vjeç vetëm dy ditë më parë. Ajo ka kaluar ferrin. Ata i vranë prindërit pikërisht para saj dhe është mbajtur peng gjatë javëve të fundit”- tha Sullivan: “Por unë do të them se ne jemi optimist për Abigail dhe tani do të shikojmë dhe shohim se çfarë do të ndodhë.”

Sullivan tha se është e vështirë të dihet gjendja e vërtetë e amerikanëve që po mbahen peng. “Nuk mund të themi me siguri nëse të tre janë ende gjallë. Por ne dimë këtë: kemi arsye të besojmë se sot, një amerikan do të lirohet”, tha ai.

Top Channel