Avioni shndërrohet në ‘spital fluturues’ për të shpëtuar fëmijët e plagosur nga Gaza

26/11/2023 19:02

Një aeroplan i dërguar në kufirin Egjipt-Gaza do të “kthehet si përfundim në një spital fluturues”.

Lajmi është konfirmuar nga korrespodenti i Sky News, Alex Crawford, i cili ka ndjekur nga afër një nga misionet e para të shpëtimit të organizuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të shpëtuar fëmijët e plagosur rëndë nga Gaza.

Avioni mban në brendësi edhe barela, si masë paraprake “në rast se duhet të ndihmojnë njerëz që janë paralizuar nga trauma që kanë kaluar”, tha Crawford.

Ekipi shpreson të marrë të paktën 100 pacientë fëmijë, duke pritur që ndoshta të gjejë të rinj që kanë lëndime të shtyllës kurrizore, lëndime në qafë ose lëndime në kokë.

Ata gjithashtu mendojnë se mund të ketë disa pacientë me kancer ose fëmijë që kanë nevojë për dializë,” tha Crawford.

“Ekipi po marrin rreth 30 mjekë me vete dhe të gjithë kanë aftësi shumë të specializuara për të adresuar çfarëdo problematike që mund të hasin në terren kur zbarkojnë në kufirin Egjipt-Gaza.

Fëmijët më pas do të dërgohen në spitale të specializuara brenda Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të marrin kujdesin që u ka munguar deri më tani.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA