Ermal Fejzullahu ka qenë i ftuar në “E Diell” në rubrikën e Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit i cili ka folur për jetën e tij personale por edhe atë profesionale.
I pyetur nëse ka xhelozi në marrëdhënien e tij martesore me Arjanën, Ermali shprehet se dikur kur ishin të rinj, po, sepse nuk ka dashuri pa xhelozi, por tashmë jo. Janë bashkë prej gati 18 vitesh dhe sipas tij kanë një marrëdhënie të shëndetshme.
Erjola Doçi: A je xheloz për të?
Ermal Fejzullahu: Jo, ne kemi një marrëdhënie të shëndoshë dhe asnjëherë, ajo ka qenë dhe është një nënë e përkryer, përderisa jam e kënaqur me raportin që ka me fëmijët. Unë jam gjithë kohës mysafir në shtëpi dhe për mua është çdo gjë në rregull.
Erjola Doçi: Po ajo për ty është xheloze?
Ermal Fejzullahu: Kemi gati 17-18 vite bashkë kështu që jo. Ka qenë në fazën e fillimit më tepër. Ajo e ka kuptuar punën time dhe nuk është tipi që vjen mbrapa meje kudo që jam apo këndoj.
I pyetur në lidhje me peshën e tij, nëse është bullizuar, Ermal Fejzullahu shprehet: E kam për veten time sepse fjalët e tjera mua më hynë në këtë vesh dhe më dalin në tjetrin. Duhet të marr masa sepse po e shoh vetë që duke kaluar vitet, fillon dhe e përjeton pak më shumë këtë punën e peshës.
Ronaldo Sharka: Ose mund të futesh dhe në Dancing dhe humbet më shumë atje.
Ermal Fejzullahu: Nuk e di, nuk kam qenë asnjëherë valltar i mirë në jetën time, as në klip, as në këngë.
Top Channel