​Rajonet e Dukagjinit pa energji elektrike, Daut Haradinaj-Kurtit: Pasojat e anulimit të termocentralit të ri

26/11/2023 22:20

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj deklaron se gati çdo natë rajone të shumta të Dukagjinit janë pa energji elektrike në këto ditë të ftohta.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se këto janë pasojat e anulimit të termocentralit të ri.

“Edhe sonte sikur pothuajse çdo natë, rajone të shumta të Dukagjinit janë në terr, pa energji elektrike për orë të tëra. E frikshme të kalosh nëpër Dushkajë në errësirë të plotë. A thua, a mendon ndokush nga qeveria se si ngrohen këta njerëz, në këtë acar që po mbizotëron në vend?

Kryeministër, merr masa, sepse nuk ke asnjë justifikim ta lejosh këtë diskriminim! Këto janë pasojat kur e anuluat Termocentralin e ri, i cili tash do të ishte veç i përfunduar. Apo ndoshta je peng i mafisë energjetike të rajonit (Serbisë)!?”- ka thënë Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA