Me qytetet të veshura kuqezi dhe ceremoni festive, Shqipëria përkujton çdo vit Pavarësinë dhe Çlirimin.

Por ndër vite këto ceremoni festive kanë ndryshuar deri diku edhe zbehur. Në një artikull të vitit 1917 të gazetës “Përlindja e Shqipërisë” shohim detaje të festimeve që tashmë janë zhdukur. Në 28 nëntor festimet nisnin në institucionet fetare të cilat meshën dhe faljen e asaj dite ja kushtonin Pavarësisë.

“Në vitet 1917 kemi gazetën “Përlindja e Shqipërisë” e botuar në Shkodër e cila flet për të gjithë aktivitetin që zhvillohej me rastin e Pavarësisë në qytetin e Elbasanit. Festimet kanë qenë zakonisht një program në të gjithë qytetet.
Në mëngjes njerëzit shkonin në institucionet fetare në kishë dhe xhami. Më pas populli shkonte bënte vizitate kryetari i Bashkisë dhe prefekti në zyrë. Pra prefekti dhe kryetari i bashkisë prisnin urime nga populli. Kishte të drejtë të shkonte . Kishte të drejtë të shkonte çdo njeri për urim.
Më pas në orën 11-12 në shesh mblidhej gjithë populli dhe mbaheshin fjalët e rastit. Përshëndeste kryetari i bashkisë, prefekti, një normalist dhe një nxënës.
Në darkë organizohej një mbrëmje festive ku merrte pjesë inteligjenca e qytetit. Mbrëmja bëhej me pllaka gramafoni dhe festohej deri në mëngjes”, tha studiuesi Fetah Biza.

E teksa festimet ishin pothuajse të njëjta në çdo qytet. Elbasani kishte një himn të veçantë, himnin e Aqip Pashës, i kompozuar nga dirigjenti austriak Anton Cimfli në vitin 1916, himn i cili mblidhte disa motive patriotike së bashku me himnin kombëtar.

“Bandën frymore të Elbasanit e ka krijuar dirigjenti austriak Anton Cimfl në vitin 1916. Në nder të patriotit Aqif Pasha ai ka kompozuar një himn. E ka kompozuar në maj të vitit 1916 dhe në 28 nëntor të vitit 1917 ky marzhymn në nder të tij u ekzekutua pranë shtëpisë së Aqif Pashës. Ky himn është ajo pjesa me cilësi të dobët tek pamjet që është luajtur tek teatri. Fotot e vjetra janë të bandës së asaj kohe me dirigjentin austriak”, tha Emin Palluqi, dirigjent i bandës frymore “Afërdita”.

Këtë 25 nëntor Elbasani kujtoi 111 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së qytetit, një ditë e rëndësishme e cila do t’i hapte rrugë shpalljes së pavarësisë në Vlorë tre ditë më pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA