Surpriza e çmimeve Oscar, triumfon aktorja nga Kosova Luana Bajrami me filmin me metrazh të shkurtër Mes turneut nëpër botë të filmit “Në Kuadër të Dashurisë” për të gjithë shqiptarët kjo komedi romantike, vjen sonte më datë 25 nëntor, me premierën e tij në Gjermani.
Filmi do të shfaqet në 14 qytete të Gjermanisë, duke përmbushur kërkesat e të gjithë emigrantëve shqiptarë, për të sjellë shfaqjen e filmit atje dhe për ta bërë publikun të përjetojë të qeshura dhe një atmosferë të paharrueshme.
“Në Kuadër të Dashurisë” tregon historinë e dashurisë të një çifti të martuar prej shtatë vitesh dhe praninë e familjeve të tyre në ulje ngritjet e një marrëdhënieje.
Mos e humbisni mundësinë e një mbrëmje të mrekullueshme sonte Augsburg, Berlin, Bremen, Essen, Freiburg, Göttingen, Halle, Hamburg, Hannover, Kiel, Krefeld, Müllheim, Regensburg dhe Sindelfingen.
Top Channel