​ Modeli ‘bodybuilder’ 33-vjeçar vdes papritur nga ataku kardiak (fotot)

25/11/2023 21:43

Rodolfo Duarte Ribeiro dos Santos ishte vetëm 33-vjeç kur vdiq papritur kësaj jave dy javë pasi ishte fejuar.

Stërvitësi i njohur në rrjetet sociale pësoi një atak kardiak te pashpjeguar pas një episodi katastrofik mjekësor me hemorragji, pa qenë sëmurë asnjëherë më parë.

Ribeiro dos Santos vdiq të hënën në Brazil, duke shokuar ndjekësit e tij dhe komunitetin.

Një zëdhënës tha se familjarët refuzonin arsyetimet në disa media se kishte vdekur nga ‘përdorimi i steriodëve’, pasi ai nuk i përdorte deh ushqehej në mënyrë të kontrolluar e prej kohësh.

Familjari tha për mediat vendase: “Të afërmit e Rodolfo refuzojnë konkluzionet e zyrtarëve se vdekja ka ardhur nga stili i tij profesional i jetesës, veçanërisht në një kohë të tillë të vështirë për famijen, kur nevojitet respekt.”

Nuk ka ende një shkak zyrtar për atakun kardiak të burrit të shëndetshëm.

Pak pas shpërndarjes së lajmit kolegët e sportit i bënin homazhe bodybuilder-it që kishte shumë ndjekës në rrjetet sociale, të cilët pëlqenin rutinat e tij të stërvitjes.

E fejuara e të ndjerit Carolina Sanches – edhe ajo një bodybuilder – postonte homazhe duke komentuar: “I fejuari im, dashuria ime, doktori im”.

Miq të tij komentonin më tej më dhimbje: “Njeri me zemër të madhe Rodolfo gjithmonë gjente një zgjidhje për ta bërë më të mirë ditën tënde, nëse e njihje ai ishte i mrekullueshëm”.

Shumë të tjerë e vlerësonin sportistin e ndjerë për përulësinë e tij dhe këshillat mjekësore te mirëqenies që jepte, përveç atyre të stërvitjes.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA