Një 28-vjeçar është vënë në pranga, pasi tentoi të vriste 37-vjeçarin me iniciale M. T. me mjet prerës (gërshërë hekuri), për motive të dobëta.

Pas njoftimit se në mesditë, në spitalin e Elbasanit, ka mbërritur për të marrë mjekim, i dëmtuar me mjet prerës një person, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan shpallën në kërkim autorin.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Dyli Haxhire”. Nga ana tjetër i plagosuri vijon të betet nën kujdesin e mjekëve.

I riu me iniciale A. B. u arrestua dhe u dërgua në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA