Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve ndërrimin e viteve: Partneriteti ynë vazhdon të forcohet, festojmë arritjet tona më të mëdha Një konflikt ka ndodhur mes dy personave në Peqin për motive të dobëta, ku dyshohet se të dyja palët kanë qëlluar e armë zjarri në ajër.
Njëri prej tyre, i cili po ashtu dyshohet se ka qëlluar me armë, rezulton të jetë me precedent penal.
Konflikti ka ndodhur gjatë aktivitetit për festat e nëntorit. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, dhe se një nga personat e përfshirë në këtë konflikt është nipi i tij.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja plumbash, ndërsa policia po punon për kapjen e personit që qëlloi në ajër me armë.
“Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel