I dënuari për vrasje theu “Arrestin në shtëpi”, pezullohen katër punonjës të Policisë së Shtetit

24/11/2023 13:10

Katër punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar, pasi kanë qenë në krye të detyrës gjatë kohës që një person theu dënimin “Arrest në shtëpi”.

Autoritetet morën vendimin për shkelje të pikës 5 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit, për punonjësit e policisë:

-Inspektorë B. V., K. D. dhe O. Sh., të tre oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës;

-Inspektor S. K., trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Manzë.

Afrim Kila ishte në arrest shtëpiak, ndërsa në momentin që ka marrë vesh vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë për dënim me 16 vite burg, u largua nga banesa e tij në fshatin Gjuricaj. Mbi 40-vjeçarin rëndon vepra penale “Vrasje me dashje”.

Në vitin 2020, gjatë një konflikti fizik me një person tjetër në ambientet e një lokali në Ishëm, Kila e goditi me sende të forta dhe më pas me automjet, duke i shkaktuar plagë të rënda që çuan në vdekjen e tij në spital.

Ndërkohë, AMP-ja ka nisur hetim penal për këtë rast dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin ligjor të përgjegjësive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA