Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do bëhen prezente në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët të karakterit lokal. Gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe ne pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim me intensitet deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8/ m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
-Në zonat malore 5 deri 13°C
-Në zonat e ulëta 6 deri 21°C
-Në zonat bregdetare 9 deri 20°C
Top Channel