Turistët janë dyndur në Shqipëri edhe gjatë muajit tetor. INSTAT bën me dije se janë rreth 700 mijë të huaj që vizituan vendin, një rritje me 90% në krahasim me një vit më parë.

Gati 9 milionë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj. Për të gjithë periudhën rritja e numrit të turistëve vjen me 32% apo me 2.1 milionë të huaj më shumë.

Edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit në tetor është rritur me 41% nga një vit më parë, duke reflektuar tendencën e udhëtimeve jashtë vendit. Gjatë gjithë vitit janë 5.7 milionë shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit apo një rritje me 20% nga një vit më parë.

Në tetor rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori.

Për numrin më të madh të europianëve që vizituan vendin kryesojnë ata nga Europa jugore dhe perëndimore.

Numri më i madh i turistëve ka qenë gjatë muajit gusht kur u regjistruan 2.86 milionë shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë. Parashikimet flasin për një fluks tjetër edhe gjatë sezonit të festave, ndërsa prenotimet për vitin 2024 janë shumë optimiste.

Top Channel