Ditën e sotme shumë familje në mbarë botën mblidhen së bashku për të festuar Ditën e Falenderimeve e cila është kthyer në traditë prej shumë kohësh.
Shumë qytetarë dalin në sheshe për të festuar, si dhe gatuajnë ushqime tradicionale për familjarët e tyre. Mirëpo, në këtë ditë të veçantë nuk munguan edhe falenderimet e disa prej yjeve të Hollywood-it. Paris Hilton përmes një postimi në Instagram tha se është mirënjohëse për këtë jetë të bukur dhe për djalin e saj të vogël Phoenix.
“Jam shumë mirënjohëse për këtë jetë të bukur. Ky vit ka sjellë kaq shumë bekime të mahnitshme, më e pabesueshmja është të bëhesh nënë. Jam vërtet shumë mirënjohëse që jam e rrethuar nga një familje kaq e jashtëzakonshme, miq mbështetës dhe një bashkëshort i dashur. Edhe shumë vite të tjera dashuri dhe faleminderit”- ka shkruar Hilton.
Jennifer Garner ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një tutorial si të gatuanin biskota së bashku për Ditën e Falenderimeve teksa është shprehur se ka patur disa pengesa në gatimin e tyre. Ajo ka postuar një foto më fëmijët e saj në këtë ditë të veçantë.
Klohe Kardashian gjithashtu ka bërë një falenderim ndryshe ku ka thënë se është mirënjohëse.“Sot jam mirënjohëse për gjërat e mëdha dhe për gjërat e vogla, momentet e bukura të çdo dite që më bëjnë të buzëqesh dhe më sjellin paqe. Gjithashtu jam mirënjohëse për gjërat që më thyejnë dhe për gjërat që më sjellin lot “- ka shkruar ylli i “The Kardashian”.
Aktori Bruce Willis ka festuar ditën e falenderimeve i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij.
Ndërsa gruaja e tij Emma Heming Willis ndau një foto në instagram, ku shkroi: “Jam shumë mirënjohëse për këtë lloj dashurie. Ju uroj të gjithëve një festë të lumtur Falenderimesh.”
Top Channel