Miratimi në parim i “Projekt Buxhetit 2024” në mes të tensioneve, kryeministri: Në fund të fundit duhet bërë

24/11/2023 14:45

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për media, deklaroi se në projektbuxheti 2024 duhet votuar, pavarësisht tensioneve që shkaktoi opozita në Kuvend.

Sipas kryeministrit, deputetët e opozitës treguan muskujt në seancat plenare, ndërsa mazhoranca zgjodhi të vazhdonte punën.

Mua sigurisht që nuk më duket normale dhe nuk ka sesi, por në fund buxheti duhet votuar. Ndërsa për ta diskutuar janë të padiskutueshme nga ana jonë, por kur t’i shkon në kuvend për të folur dhe gjendesh përballë individësh apo një grupi që vijnë në Kuvend për të treguar forcën e muskulaturës, atëherë ka dy rrugë, ose të tregosh forcën e muskulaturës dhe të ikim, ose të votosh e të vazhdosh punën.

Rrugën e parë nuk e konsiderojmë një opsion, rruga e dytë është e vetmja që na mbetet dhe që do të vazhdojmë ta ndjekim sepse në fund të ditës ata që i thonë vetes opozitë. Unë sinqerisht nuk e di kush është opozita aty, jo për arsye se nuk dihet kush është kush, por të bëhesh opozitë do të thotë të flasësh, do të thotë të sfidosh kundërshtarin në qeveri, me forcën e fjalës, argumentit dhe energjisë që duhet përpos në mënyrë që njerëzit të cilët të kanë çuar aty të kenë më shumë arsye për të të mbështet”.

Kryeministri kritikoi mënyrën si opozita vepron për të fituar debatet.

“Opozitat nëpër parlamentet demokratike nuk fitojnë asnjëherë debate matematike. Kur maxhorancat shkojnë në parlament shkojnë me një projekt dhe  votojnë. Opozitat që vërtet janë të tilla janë aty për të fituar debatin. Nuk mbaj mend që ne, kur kemi qenë në opozitë, të kemi fituar debatin e aritmetikës.

Gjithmonë për të njëjtën arsye sepse nuk e kuptojnë se cili është roli i tyre dhe rruga për ta luajtur këtë rol me sukses, ne nuk kemi një mekanizëm për të penguar njerëzit të dalin nga mendtë, nuk e kemi. Nëse dikush lë mendtë te hyrja e kuvendit dhe futet brenda si një masë mishi e programuar me forcën e muskujve, nuk kemi një mekanizëm për t’i punuar. Mua më vjen keq që shoh njerëz të revoltuar me shumë të drejtë nga kjo lloj mërzie që na drejtohen neve sepse ne nuk kemi instrument, ne nuk kemi shkop, por jemi shumicë parlamentare dhe jemi qeveri që kemi vetëm një pjesë të pushteteve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA