Makinat e reja për policinë e burgjeve, me vlerë 1.5 milion stërlina paguar nga qeveria angleze si pjesë e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.
Tashmë që makinat erdhën pritet ardhja e pasagjerëve, çunave të Londrës për të vuajtur dënimet në burgjet e Shqipërisë.
Admir Abëria, drejtor i përgjithshëm i burgjeve tha se kjo mbështetje e qeverisë angleze dorëzimin e 15 makinave elektrike dhe 22 furgoneve, rrit modernizimin e sistemit penitenciar shqiptarë.
Ulsi Manja ministër i drejtësisë deklaroi se ndihma bujare e qeverisë britanike bën të mundur rritjen e standardeve në sistemin e burgjeve në trajtimin dinjitoz të të dënuarve.
“Aseti jonë më i çmuar kapitali njerëzor policia e burgjeve…”, tha Ulsi Manja.
Alastair King-Smith e shikon nisje të zbatimit të marrëveshjes si një moment historik mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.
“Ishte një marrëveshje të cilën nuk dija nëse do të realizohej. Jam i kënaqur për këtë marrëveshje në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Kjo marrëveshje është inovarote për burgjet shqiptare. Do të presin 200 shqiptarë që do të vijnë në dy vitet e ardhshme të vuajnë dënimin në Shqipëri”, tha ambasadori i Anglisë.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se “ky është event për njerëzit për ato gra e burra që punojnë në sistemin e njerëzve të cilët janë aseti më me vlerë”.
Top Channel