Kështjella misterioze ‘mesjetare’ në ishull pranë përfundimit në Poloni, por askush nuk di nga kush a përse (fotot)

24/11/2023 21:47

Një kështjellë e çuditshme e stilit mesjetar po ndërtohet në një ishull artificial në Poloni por çështja eshte e veshur në mister për të zotët e saj, apo qëllimin e projektit.

Askush nga vendasit nuk di se përse po ndërtohet objekti i kushtueshëm i nisur prej vitit 2015, edhe pse disa persona janë arrestuar në lidhje me të.

Vendndodhja është një rezervat i mbrojtur natyror dhe deri në vitin 2018 nuk u kuptua nga askush, para se të viheshin në lëvizje agjencitë e ambjentit.

Disa komentatorë sugjerojnë se ndërtimi në stil fortese mesjetare, i përket manjatit të ndjerë polak Jan Kulcyk – i cili vdiq zyrtarisht në 2015 – që ndoshta mund të ketë fshehur vdekjen e tij.

Kshtjella e çuditshme në mes të liqenit e bimësisë, duket tashmë thuajse e përfunduar bashkë me rrethinat.

E balancuar në ekuilibër ne ishullin artificial mes liqenit piktoresk, ndërtimi duket se ka të paktën 100 dhoma.

Ato janë të ndërtuara me tulla të kuqe, ndërsa çatitë janë në stilin mesjetar të majave me antena.

Disa pemë duket se janë shtuar rreth kështjellës ndoshta për të ndihmuar qe konstruksioni të fshihet mes pyjeve të gjerë që shtrihen rreth tij.

Në 2020 zyrtarët vendas kishin ndaluar shtatë njerëz, që besohet se ishin investitorë, për prishjen e ambjenteve natyrale, si dhe një zyrtar i zgjedhur ishte shkarkuar.

Por të tjera tentativa për bllokimin e projektit nuk kanë funksionuar, megjithë disa pauza që kanë shkaktuar në ndërtimet.

“Është e qartë se puna vijon dhe investitori fshehtë e i fuqishëm po përpiqet të rekuperojë kohën e humbur”, thuhej mes të tjerash në një koment të rrjetit vendas Polish Business Insider.

Rrjeti kishte vizituar pyllin lokal Notecka në perëndim të Polonisë në 2022 për të hetuar kështjellën por të dhënat për të mbeteshin të paditura.

Burimet thonin vetëm se mund të përfundonte në 2025 pas një kostoje prej rreth 70 milionë dollarë, por asgjë për pronarët, qëllimin e saj origjinën e parave./TheSun/

FOTO GALERI
2/5
Keshtjella e çuditshme në mes të liqenit e bimësisë, duket tashmë thuajse e përfunduar bashkë me rrethinat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA