“Kanë marrë përsipër hall personal”/ Rama: Nuk negociojmë me non grata-n dhe zëdhënësit e tij

24/11/2023 14:29

Kryeministri Edi Rama nuk ka në plan të ulet në të njëjtën tryezë për bisedime, as me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe as me mbështetësit e tij.

Duke folur për deputetët e opozitës dhe trazirat që kanë shkaktuar në Kuvend, teksa kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore, kryeministri theksoi se nuk do të negociojë me non grata-n (Sali Berishën).

“Së pari, ne nuk negociojmë me non grata-n dhe me asnjë zëdhënës të tij. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe nuk është e re. Non grata dhe zëdhënësit e tij që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejtësinë e re të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh, dhe i gëzohen faktit që ndezja deri e flakës në sallën e parlamenti merr dhenë nëpër të gjithë mediat e botës, a thua se kjo sjell gjë tjetër përveç zhgarravitjes së imazhit të Shqipërisë. Janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre, parlamenti ka rregullat e veta ka dhe kufizimet e veta sepse në kushtet ku rregullorja e parlamenti përcakton si masën më ekstreme më të mundshme përjashtimin vetëm për 10 ditë të një zjarrvënësi, atëherë, ne nuk na mbetet asnjë gjë tjetër përveçse me qetësi dhe durim.

Presim që drejtësia të bëjë drejtësi mbi ata që pengojnë ushtrimin e detyrës së të tjerëve, shtoi Rama.

“Është krejt e pavërtetë që Komisionet Hetimore mund të ngrihen vetëm sepse një numër i caktuar i teket të ngrenë një Komision Hetimor. Në rastin e ngritjes së një Komisioni Kushtetues ka gabuar komisioni që do të thotë se kur ngrihet një Komision Hetimorë duhet të jetë brenda kornizës. Për arsye dhe mënyrën se si ngrihet Komisioni Hetimor. Nuk mund ta ngresh një Komision Hetimor në bazë të thashethemeve që i ke përcjellë vetë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA