TIME-Për shekuj, filozofët kanë vënë në dukje se midis stimulit dhe reagimit ka një hapësirë, dhe brenda saj qëndron liria për të zgjedhur veprimet tona.
Kjo hapësirë përfaqëson lirinë tonë dhe humanizmin, ndryshe nga kafshët e tjera, ne kemi mendimin tipar dallues, në vend që të reagojmë instinktivisht.
Në nivel individual, kjo hapësira është vendimtare për shëndetin tonë mendor, së bashku, është ajo që krijon qytetërimin.
Kam frikë se kjo hapësirë po shembet. Dhe nëse nuk bëjmë diçka për këtë, pasojat do të jenë të tmerrshme.
Kur përballen me ndryshim dhe çrregullim, shumica e njerëzve ndjekin një nga dy rrugët: reagojnë duke vënë në punë fuqinë e mendjes ose reagojnë instinktivisht.
Por nëse zgjidhni reagimin e parë rrallë ndodh që të pendoheni, ndërsa e kundërta ndodh me reagimin instiktiv; shpesh pendoheni se pse reaguat ashtu.
Por edhe ajo që na rrethon ka rëndësi. Ju mund të përdorni gjithë fuqinë tuaj medituese, por nëse “jetoni” rregullisht në një mjedis reaktiv, është e vështirë të mos bëheni një person reaktiv. Gjithnjë e më shumë mjediset tona po bëhen qartësisht reaktive.
Teoricieni i komunikimit Marshall McLuhan në librin e tij të vitit 1964, “Kuptimi i Medias”, në terma të thjeshtë shpjegon se sa më shumë të përdorim një teknologji të caktuar ose të jetojmë në një mjedis të caktuar, aq më shumë i ngjajmë atij mjedisi me veprimet tona, ose në kohën e sotme të rrjeteve sociale, me reagimet tona online.
Unë e kam përjetuar këtë dorë e parë. Kur kaloj shumë kohë në mediat sociale, aftësia ime për të menduar në mënyrë të thelluar përkeqësohet ndjeshëm.
Por shqetësohem gjithnjë e më shumë kur kuptoj që nuk jam vetëm unë dhe nuk janë vetëm mediat sociale, por e gjithë kultura jonë ajo që po na bën më reagues, duke na kthyer në thelb në minj laboratori impulsivë në një kohë kur kemi nevojë për humanizmin tonë më shumë se kurrë.
Ekonomia jonë moderne mbështetet gjithnjë e më shumë në tërheqjen e vëmendjes së njerëzve. Stimujt shpërblejnë shpejtësinë, dhuntinë dhe zemërimin.
Reaktiviteti është një veçori sot, jo më një gabim. Qëllimi është të jesh i pari, të jesh ekstrem dhe të kapësh sa më shumë shikime dhe pëlqime.
Kjo është arsyeja pse media sociale shndërrohet shpejt në një gropë toksike, fisnore dhe të zemëruar. Kjo është arsyeja pse hapësira për mosmarrëveshje legjitime dhe diskutime në tryeza, panele, shkolla e mjedise akademike po zvogëlohet nga dita në ditë, duke i lënë vendin urrejtjes dhe guximit të shprehur online.
Kjo është mënyra se si kompanitë mediatike bëjnë gabime të njëpasnjëshme në një nxitim për të marrë e dhënë lajme. Dhe kjo është mënyra se si qeveritë bëjnë gabime brutale në situata shumë të ngarkuara që lënë kaq shumë shkatërrim pas tyre.
Kultura dhe ekonomia jonë inkurajojnë reaktivitetin; si rezultat, ne po bëhemi një popull më reaktiv, pikërisht në një kohë kur sfidat tona më të ngutshme; lufta, pandemia, ndryshimet klimatike, mosfunksionimi politik, kërkojnë kapacitetin tonë maksimal për tu përgjigjur dhe reaguar.
Ne mund të kundërshtojmë reaktivitetin masiv duke krijuar qëllimisht mjedise më të përgjegjshme në jetën tonë. Ne mund të lexojmë libra të shtypur ose gazeta në vend të versioneve digjitale. Mund të shkojmë në palestër ose të bëjmë shëtitje pa telefonat tanë pranë.
Ne mund të krijojmë kufizime për kohën që kalojmë në internet, veçanërisht në mediat sociale.
Nëse duam të kemi ndonjë shans për të jetuar në kohët tona të trazuara, ne duhet të gjejmë mënyra për të rikuperuar dhe ruajtur hapësirën midis stimulit dhe reagimit, që do të thotë se duhet të gjejmë mënyra për të rimarrë dhe ruajtur humanizmin njerëzimin tonë. Nga kjo varet e ardhmja jonë kolektive.
*Përshtatur nga “Master of Change” nga Brad Stulberg për “Time Magazinë” dhe e shqipëruar nga Web-TCH
Top Channel