Detaje nga ngjarja në Vorë/ Tentoi t’i vriste të vëllanë me thikë në makinë, oficeri i policisë e gjuan me armë

24/11/2023 10:58

Ditën e djeshme në Vorë një 34-vjeçar i është afruar automjetit të një oficeri të policisë, Ermal Muzhaqi dhe ka tentuar të vrasë vëllanë e këtij të fundit.

34-vjeçari Ergest Hoxha, për motive të paqarta, rreth orës 12:20 të ditës së djeshme ka qëlluar me thikë dhe ka plagosur, vëllanë e oficerit të policisë, Kidi Muzhaqin që ishte pasagjer në makinë. Një tjetër pasagjer me inicialet B.A.  ndodhej në makinë i cili mbeti i pa lënduar.

Në momentin kur 34-vjeçari plagosi ne krah me thikë Kidi Muzhaqin, i vëllai, oficeri Ermal Muzhaqi ka ndërhyrë menjëherë, duke nxjerrë armën e zjarrit të shërbimit dhe ka qëlluar Ergest Hoxhën i cili mbeti i plagosur.

Të dy të plagosurit Kidi Muzhaqi dhe Ergest Hoxha ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë në ngjarje.  Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA