Cilat janë detajet e marrëveshjes dhe çfarë do ndodhë gjatë 4 ditëve pauzë në luftën Izrael-Hamas

24/11/2023 08:50

Pauza katër-ditore në luftën midis Izraelit dhe Hamasit filloi sot në orën 7, sipas kohës lokale (6:00 sipas kohës në Evropë), dhe pritet të zgjasë të paktën katër ditë.

Por cilat janë detajet e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari?

Armëpushimi: Një pauzë katër-ditore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi me të dyja palët duke thënë se pauza është e përkohshme. Gazetarja e BBC në jug të Izraelit, Anna Foster, thotë se ushtria izraelite vazhdoi operacionin e tyre deri në fillimin e armëpushimit.

-Lirimi i pengjeve dhe të burgosurve: 13 gra dhe fëmijë të marrë peng nga Hamasi do të lirohen të premten. Gjithsej brenda katër ditëve do të lirohen 50 pengje. Sipas Hamasit në bazë të kësaj marrëveshje do të lirohen 150 të burgosur palestinezë të nga Izraeli.

-Zgjatje e mundshme: Për çdo 10 pengje shtesë të liruar, pauza e luftës do të zgjatet me një ditë.

-Ndihma dhe karburanti: 200 kamionë që transportojnë ndihma, katër kamionë me karburant dhe katër kamionë që transportojnë gaz gatimi, do të lejohen të hyjnë në Gaza përmes kalimit të Egjiptit Rafah, në secilën prej katër ditëve. Kajro thotë se 130,000 litra naftë do të lejohen në Gaza çdo ditë.

Izraeli më herët ka thënë se ky nuk është fundi i luftës, qeveria është zotuar të përfundojë misionin e saj për të eliminuar Hamasin dhe për të kthyer të gjithë pengjet.

Hamasi të cilin Izraeli, SHBA dhe fuqitë e tjera perëndimore e klasifikojnë si organizatë terroriste, ka thënë se marrëveshja do t’u japë palestinezëve kohë për t’u rikuperuar pas një sulmi intensiv ajror dhe tokësor izraelit ku kanë mbetur të vrarë më shumë se 14,500 njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA