Bllokim i Komisioneve Hetimore deri në ligjin e ri? Rama i ashpër me opozitën: E keni kthyer në një parlament porno

24/11/2023 15:21

Kryeministri Edi Rama e pranon se ngritja e Komisioneve Hetimore është e drejtë kushtetuese e pakicës, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur përsa kohë kërkesa për ngritjen e tyre bazohet në thashetheme.

I pyetur nëse ka në plan t’i bllokojë opozitës mundësinë për të mbajtur Komisonet Hetimore deri në kryerjen e ndryshimeve të paralajmëruara në ligjin për Komisionet Hetimore, Rama theksoi se ka rregulla për ngritjen e Komisioneve dhe ai nuk do të lejojë ngritjen e tyre për të sulmuar me metoda barbare kundërshtarin politik (në këtë rast mazhorancën).

Sipas Ramës, vendi ynë ka marrë dhe “shqiptarizuar” modelin gjerman për Komisionet Hetimore për këtë arsye janë të nevojshme ndryshimet dhe rishikimi i ligjit.

E kam pak problem sepse edhe live më citoni gabim. Hajde të ishte me shkëputje, të iknit dhe kur riktheheshit në një takim tjetër ndoshta s’e mbajtët mend, por edhe këtu?! Unë nuk kam thënë asnjë Komision, mund t’i referohesh edhe memories së kameras për ta konfirmuar këtë.

Ju vutë në gojën time diçka që unë nuk e thash. Unë thash ‘shumë zhurmë për pak gjë’. Ajo pak gjëja janë ato rastet pak të rralla që kanë sjellë rezultat. E dyta, është e vërtetë që jo vetëm se e thotë Komisioni Europian në progres raport, por e them edhe unë që Komisionet Hetimore janë e drejtë kushtetuese e opozitës. E drejtë kushtetuese është edhe imuniteti i deputetit, por a ta jep ky imunitet të drejtën që ti vësh flakën parlamentit?! E drejtë kushtetuese është edhe që deputeti të thotë çfarë të dojë, po a është normale që të thuash ato që e kanë kthyer parlamentin në një parlament porno???

Është e drejtë kushtetuese që pakica të ngrerë Komisione Hetimore, por është po ashtu e përcaktuar si ngrihet dhe funksionon ai. Sepse nëse kjo e drejtë kushtetuese do të ishte pa limit, si e shpjegoni ju që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar si të paligjshme Komisione që janë ngritur?!

‘Vajza e kryeministrit përfiton tendera publik, do ngremë Komision Hetimor’, tha Muhamedi. Si, e ke dëgjuar dhe do ngresh Komision Hetimor?! Kryeministri ikën me charter, e kemi parë, do ngremë Komision Hetimor? Si do ngresh Komision bazuar mbi një thashethem?!

Pse ça është kjo, ça është parlamenti një skenë teatri ku ti vë para popullit një shfaqe dhe thua çfarë të është tekur ty? Jo, ka një rrugë kushtetuese dhe një ligj për këtë që duhet parë. Se Gjykata Kushtetuese ka lënë porosi të cilat duhen parë. Ligji i Komisioneve Hetimore i yni është i bazuar në modelin gjerman, por për arsye të panjohura për mua ne e kemi marrë dhe ‘shqiptarizuar’ duke i hequr pjesë që nuk e di për çfarë arsye.

Ne do të kemi një kornizë më të qartë të Komisoneve Hetimore. Por me ligjin, gjerman, spanjoll e çfarëdo, ti nuk mund të ngresh Komision Hetimor sepse do të sulmosh me metoda barbare kundërshtarin.

Unë këtë e kam thënë edhe më parë, përpara se të shpërthente flaka, sepse siç e dini ju dhe të gjithë anëtarët e faunës shqiptare ne nuk do të lejojmë ngritjen e tyre në rrethana të tilla”- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA