Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme Anti Korrupsion.

Kjo ishte e premtja e parë e Ilir Beqajt për t’u paraqitur para oficerëve të SPAK, një urdhër që ish-funksionari duhet ti bindet çdo javë në orën 15:30.

Ish ministri i Shëndetësisë për të cilin gjyqtari paraprak këmbëngul se kishte përgjegjësi dhe shkelje më të mëdha sesa ish vartësi Klodian Rrjepaj qëndroi vetëm dhjetë minuta të mjaftueshme për të hequr mungesën e oficerëve.

Por siç hyri në heshtje, i pafjalë ishte dhe kur e mbylli takimin e parë të detyrueshëm.

Por për ish ministrin e shëndetësisë gjykata nuk heq dorë nga përplasja me prokurorët e SPAK , të cilëve u sugjeron se ish ministri duhet hetuar jo vetëm për shpërdorim detyre por edhe për falsifikim dokumentesh. Gjyqtari është i ashpër me prokurorët që kërkuar masën e detyrimit dhe jo një masë tjetër.

Ndodhur në këto kushte thotë gjykata në vendimin e zbardhur që ju vendos në dispozicion TCH , gjykata vlerëson se për personin nën hetim Ilir Beqaj masa më e përshtatshme është ajo e arrestit me burg, por gjykata nuk mund të caktojë një masë më të rëndë nga ajo që u kërkua për të. Ndaj është e detyruar të miratojë masat e kërkuara nga prokuroria për këtë të fundit.

Por ndërkohë si i dyshuar për shpërdorim detyre , Ilir Beqaj gjendet edhe nën hetim pasuror. Jo vetëm ai por edhe funksionarët e tjerë që janë në hetim për dosjen e sterilizimit.

Në burg janë vetëm ish zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Lexo edhe: Shkeljet në koncesionin e sterilizimit: Nuk argumentohet si janë llogaritur kostot, ka mospërputhje dhe ndryshim të shifrave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA