Afera ‘Partizani’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Malltezit
24/11/2023 14:15
Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Iliriana Olldashi ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamabër Malltezit.
Avokati mbrojtës i Malltezit kërkoi dje që të çlirohen nga masa e sekuestros preventive rreth 25 asete pasurore, midis tyre edhe llogari bankare, një vilë, apartamente, por edhe aksione të shoqërive që janë nën hetim për dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Mirëpo, gjykata ka rrëzuar kërkesën.
Gjyqtarja Iliriana Olldashi pak ditë më parë zbuti, por nuk ka argumentuar ende, vendimin masën e ‘arrestit me burg’ në ‘arrest shtëpiak’ për Jamarbër Malltezin. SPAK, nga ana tjetër, paralajmëroi se do të kundërshtojë çështjen në Gjykatën e Lartë dhe do kërkojë kthimin e Malltezit në burg.
Top Channel