“Top Story”/ Diaspora e medaljeve apo e votës?! Kepi: Duhet të ketë një qendër të përbashkët

23/11/2023 22:34

President i “Rrënjët Shqiptare”, Marko Kepi, gjatë diskutimit në “Top Story” për diasporën, deklaroi se duhet të ketë një institucion të përbashkët për të gjithë.

Sipas tij, kjo kërkesë bëhet me nevojën për të mos pasur si konsullatë ashtu edhe ambasadë, pasi është më e thjeshtë të merren dokumentet, nëse të dyja institucionet shkrihen në një të vetme.

 “Të vetmit që e dimë ne që ekziston është Konsullata Shqiptare ose ambasada, që duhet të shkojmë të marrim një dokument. Duhet të paktën një qendër ku t’i kemi të gjitha të përbashkëta. Mos të shkojë sa tek ambasada ose konsullata”, tha ai.

Kepi shprehu problematikën për marrjen e pasaportës shqiptare, për shqiptarët që kanë lindur dhe janë rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tregoi rastin e një shqiptari, që ende nuk ia ka dalë të marrë pasaportën shqiptare.

“Edi Drishti, me dy prindër shqiptar, lindur dhe rritur në Amerikë. Është kryetar i shoqatës ‘Rozafa’ në Neë York, i ka bërë të gjitha letrat, i ka dorëzuar të gjitha dokumentet dhe ka më shumë se dy vite që nuk i aprovohet pasaporta shqiptare. Nuk është vetëm problemi i kësaj qeverie, por i të gjitha qeverive që kemi pasur. I njëjti problem”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA