Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në fjalën e mbajtur në Samitin e III të Diasporës, i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë mbështetje.

“Presheva po kalon një situatë të pabesueshme, një situatë në të cilën çdo qytetar, çdo ditë, siç e përmendi edhe presidentja Osmani, mbytet ngadalë ngadalë nëpërmjet një procesi spastrimi etnik burokratik. Ne nuk e kemi ne një front të hapur me Serbinë. Ne e kemi një luftë të padukshme i cili në mënyrë të përditshme po përdoret nga Serbia për të diskriminuar dhe për të dhënë mesazhin që qytetarët e Luginës së Preshevës janë qytetarë të dorës së dytë, të tretë e të katërt”- tha Arifi.

Kryetari i partisë Alternativa për Ndryshim bëri thirrje për një strategji të përbashkët kombëtare me qëllim që të dy vendet të investojnë më shumë kohë dhe jo vetëm qëndrime pro për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Duhet të jemi të unifikuar. Politika dhe diaspora duhet të jemi të bashkuar. Na nevoitet një strategji kombëtare të bashkuar që bashkon shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë, Malit të Zi, të Maqedonisë së Veriut. Nëse ne shqiptarët në Tiranë dhe Prishtinë nuk e kuptojmë se pa investuar, ruajtur skajet e trojeve tona, është e rrezikuar edhe Tirana edhe Prishtina. Çdo ditë që humbim pa aktivitet në Luginë e Preshevës është humbje për një qytetar shqiptar autokton në atë trevë. Kërkoj të investoni më shumë kohë, përveç qëndrimeve pro neve, më shumë kohë për neve dhe unifikim”, u shpreh ai.

Shqiprim Arifi theksoi se edhe UÇK-ja ishte një produkt i Diasporës, e cila u dha lirinë dhe sot po përballet padrejtësisht me drejtësinë në Hagë.

“Nga dispora jonë me kemi pasur një produkt ide që sot na jep mundësinë të marrim frymë të lirë. UÇK. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është nga Diaspora. Ne sot po harrojmë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë produkt i Diasporës, por sot po ballafaqohen padrejtësisht me një situatë që ne ndonjëherë edhe e harrojmë ose e nënçmojmë në emër të politikës së ditës”- tha Arifi.

“Unë e dëgjova Presidentin e Shqipërisë, zotin Begaj, kur tha se Shqipëria i ka Diasporës borxh. Dhe ja lejoj vetes që sot të flas në emër të Diasporës. Zoti president, Shqipëria nuk ka borxh asgjë Diasporës, ne i kemi borxh Shqipërisë. Po ashtu e dëgjova edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të fliste për Preshevën.

Zonja presidente ne ju ndjejmë ju në luginën e Preshevës pa ndërprerë. Sa na lumturon që edhe ne në Preshevë mund të vijmë edhe të përfaqësohemi në Tiranë që është kryeqendra jonë. Ajo që unë dua të theksoj është koha.

Investoni më shumë kohë për ne përveç qëndrimeve tuaja pro neve. Sa shumë e duam Kosovën, dhe sa krenar jemi që e kemi republikën në Kosovë. Aq shumë e duam. Zoti e bekoft shqiptarinë”- tha Arifi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA