“Samiti i Diasporës tregoi se shqiptaria është më e fortë se kurrë”, Klosi: Duhet të kemi një bashkëveprim më të gjerë

23/11/2023 21:45

Deputeti i PS-së, Blendi Klosi, i ftuar në “Top Story” për diskutimet rreth Samitit të Diasporës, tha se ky Samit vërtetoi që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e fortë se sot.

“Besoj që ky është mesazhi kryesor që erdhi sot nga Samiti që shqiptaria nuk ka qenë kurrë më e fortë se sot. Ka përparime nga gjitha trevat tona. Shqiptarët janë shumë më tepër potent. Ne jemi bashkë. është e vështirë të gjesh kush është i ftuari kush është mikpritësi. Është një dëshirë e madhe që të jemi bashkë.

Është e vështirë të flasim për emigracion, duhet të flasim për diasporën. Pë ata që ikën dhe tani kanë familjet e tyre andej. Kanë krijuar një jetë atje, nuk janë më emigrantët që mjaftonin të punonin dhe të sillnin diçka në Shqipëri. Një pjesë e madhe kjo. Përveç se ata janë futur në një jetë të re, edhe në vendet tona është rritur një lloj mirëqenie, nuk jemi në nivele të ulëta”.

Një nga gjërat e mira që sjellin samitet, është medalja për forcën që ka marrë shqiptaria, tha Klosi, duke sugjeruar një bashkëveprim më të gjerë.

“Ata e japin meritën çdo ditë duke kontribuar. Ne gjithmonë duhet të pranojmë të kemi një diasporë të përbashkët, dhe duhet parë si e tillë. Përveç panelit kryesor në samit sot, ka pasur edhe panele më të vogla për të diskutuar në tema të ndryshme”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA