“Procesi zgjedhor pa emigrantët është antikushtetues”, Bledar Milaqi: Në zgjedhjet e kaluara ka pasur cënim të së drejtës

23/11/2023 23:01

Bledar Milaqi, konsulent politik, i ftuar në “Top Story” foli për të drejtën e emigrantëve për të votuar, e drejtë që sipas tij, u cënua në zgjedhjet e fundit.

Milaqi tha se samitet që janë bërë për diasporën kanë rezultuar në propagandë, dhe se nuk është konsideruar si diçka e rëndësishme në dhënien e votës, apo qoftë edhe të ideve.

“I gjithë diskutimi tregon që përqasja e qeverisë shqiptare ka qenë të flasim për diasporën por jo me diasporën. Të gjitha samitet kanë rezultuar në një propagandë, me të cilën diaspora është e tejngopur, edhe me termat folklorike ‘vllau motra.

Diaspora e ka tejkaluar këtë lloj retorike. Edhe kur fitet për emitancat, shumë pak flitet për emitancën sociale, pra të konsiderosh diasporën me idetë dhe qasjen e saj”, tha konsulenti.

Pë sa i pëket të drejtës për të votuar, Maliqi shpjegoi se ku qëndron procesi i ankesës në Gjykatën Kushtetuese.

“Deri në 12 janar është afati. Jemi 46 dit nga skadimi i këtij afati. Gjykata Kushtetuese obligon Kuvendin shqiptar dhe konstaton në padinë që dërguam në Gjykatën Kushtetuese, që ka pasur në zgjedhjet e kaluara parlamentare që ka një cenim të kësaj të drejte, sepse kodi zgjedhor e parashikon por konstaton me mosveprim nga Kuvendi, një boshllëk ligjor që do përmbushte kuadrin ligjor për këtë të drejtë kushtetuese.

Kuadri ligjor aktual nuk adreson mënyrën e votimit, dhe elementet e regjistrimit dhe çështjet e numërimit të votimit. Nga Kuvendi ose Këshilli i Legjislacionit nuk ka pasur reagim dhe kjo çështje i ka kaluar me relacion Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, i cili është mbledhur për të shtyrë afatin.

Diaspora për Shqipërinë e lirë, edhe për të treguar faktorët politik, që kjo çështje është një kauzë që kalon përtej ngjyrimeve politike. Nëse nuk arrin afati, nga pikëpamja juridike, çdo zgjedhjeje do quhej antikushtetuese. Çdo parti politike do të kishte mundësinë të bëjë një padi tjetër dhe të kontestojë zgjedhjet”, tha ai.

Milaqi tha gjithashtu se përderisa Gjykata Kushtetuese e ka pranuar çështjen, nuk do ta dërgojnë në Gjykatën e Strasburgut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA