Anëtarja e Këshillit Kordinues të Diasporës, Anila Hyka, deklaroi në “Top Story” në samitin e dytë u mbajt premtimi që iu bë diasporës, krijimi i një ministrie të posaçme për ta.
Sipas saj mëgjithëse Ministria e Diasporës është pa buxhet, arriti të nxjerrë pesë produkte, institucione.
Ndër të tjera Anila Hyka theksoi se sot qytetarët kërkojnë që të kenë një institucion të fuqishëm, njësoj siç është diaspora.
“Nga samiti i parë tek i dyti u mbajt premtimi, Ministria e Diasporës që u kërkua fort dhe u krijuar. Këtu dua të theksoj se duhet të jemi faktikë dhe të vlerësojmë atë që është bërë. Ministria e Diasporës megjithëse ishte pa portofol, buxhet, nxori pesë produkte. Agjencia Kombëtare e Diasporës që është miratuar me ligj nga të gjithë.
Produktet janë pesë institucione që funksionojnë sot. Kemi qendrën e votimit të diasporës, abetarja, ndërkohë botohen librat. Kemi tjetër edhe Qendrën e Arbëreshëve. Të gjithë jemi kritikë… Ato që janë bërë të merren dhe të çohen më tutje, të bëhen investime, megjithëse janë bërë nga të dyja palët.
Fatkeqësia është që sot, unë marr mesazhe plot që kërkojnë që të mbështesim idenë që të këtë institucion ta kemi të fuqishëm njësoj siç është diaspora e fuqishme”, tha Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës.
Top Channel