Marrëveshja e Edi Ramës me Georgia Melonin, për të strehuar refugjatët në Shqipëri, që pritet të votohet në 21 dhjetor në Parlament, do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese nga “Rithemelimi”.
Ky ishte vendimi i deputetëve krah Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, i marr gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.
“U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë me horizonte të reja. Sa i përket marrëveshjes së emigrantëve do të përgatitet teksti për Gjykatën Kushtetuese, pasi mendojmë se firma e Edi Ramës është antikushtetuese. Mendojmë se marrëveshja shkel të drejtat dhe liritë e individit”, tha Berisha.
“Qeveria ka propozuar në Kuvend ratifikimin e protokollit për marrëveshjen me Italinë. Ky protokoll bie ndesh me Republikën e Shqipërisë. Përmbajtje protokollit mes dy qeverive do t’i nënshtrohet protokollit kushtetues nga Gjykatën Kushtetuese. Rruga më e drejtë në rastin konkret është që kjo marrëveshje ti nënshtrohet kushtetutshmërisë”, tha Bardhi.
Këtë të enjte garda ka vepruar ndryshe duke lënë opozitarët e përjashtuar të marrin pjesë në aktivitetin partiak në ambientet e kryesisë së kuvendit. Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Flamur Hoxha, 4 deputetët e përjashtuar për shkak të bllokimit të seancës së buxhetit, ndryshe nga mbledhjet e shkuara u lejuan të hyjnë në mbledhje nga oficerët e sigurisë me qëllimin për të zbutur situatën, për të mos krijuar përplasjen e radhës.
Top Channel