Çfarë po ndodh me Drejtësinë e Re? Nga ashpërsia për Rovena Vodën, tek toleranca për dhëndrin e Berishës

23/11/2023 19:38

Hije të forta dyshimi hodhi mbi drejtësinë e re vendimi i gjykatëses Iliriana Olldashi, për të liruar nga paraburgimi Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha.

Dyshimet u bënë edhe më të forta, në kohën kur edhe vetë SPAK dyshon dhe kërkon që kjo gjyqtare të japë dorëheqjen, sepse ka konflikt interesi. Sipas SPAK, gjyqtarja ka blerë shtëpi në kompaninë e cila ndërtoi në kompleksin “Partizani”, për të cilën akuzohet edhe vetë Malltezi. Dhe sipas mediave, e ka blerë me një çmim të favorshëm.

Gjyqtarja ende nuk e ka zbardhur vendimin për të parë arsyetimin, por për prokurorët e SPAK ka diçka që nuk shkon. Por edhe për opinionin ka diçka që nuk është në rregull nisur nga fakti që më parë këto gjykata anti korrupsion janë treguar jashtëzakonisht strikt dhe nuk kanë lëmuar aspak ashpërsinë e ligjeve anti korrupsion.

Ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda, ju dha dënim për një arkë me peshk. Ndërsa në një tjetër rast, ndaj ish-gjykatëses së Krujës, Enkelejda Hoxha, ju llogaritën edhe orët e fundit të dënimit bashkë me minutat para se të dilte nga burgu. Dy zonjat e dënuara nuk hynin tek lista e të paprekshmve, ndërsa Malltezi për shkak të vjehrrit, po, ai hyn tek kjo listë.

Malltezi qëndroi një muaj në paraburgim dhe tani është në shtëpi, dhe gjykatëset e Drejtësisë së Re u treguan shumë më tolerante ndaj tij megjithëse dosja “Partizani”, është një nga çështjet e cila vërtetë krijoi idenë në opinion se drejtësia po vepronte dhe po prekte të paprekshmit.

Pas kësaj çështje qëndron ai që ka qenë i paprekshmi absulot, ish-kryeministri Sali Berisha. Nëse kjo që që ndodhi me gjykatat anti korrupsion, është thjeshtë një luhatje, kjo mbetet për t’u parë.

Para ligjit të gjithë janë të barabartë, por dyshimi se ende disa janë akoma më shumë të barabartë, mbetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA