Biznesmeni shqiptar në SHBA: Shqipëria e painteresuar për investime! Nuk duhet të presim nga të tjerët

23/11/2023 22:30

Investitori Nick Markola në një lidhje direkte në “Top Story”, tha se Shqipëria është e painteresuar nga investimet amerikane, por jo vetëm.

“Nuk ka mundësi investimi në Shqipëri. Ka shumë të rinj shqiptarë në botën perëndimore, në kompani të ndryshme, që kanë mundësi me investuar. Të gjitha kompanitë e botës kanë nevojë për investime. Ne duhet të shkojmë me projekte për investitorët, për t’i informuar për kapacitetet që kemi, dhe për t’i treguar mundësitë se ku munden të investojnë”.

Shteti shqiptar dhe shqiptarët e diasporës kanë pasur mundësinë të fitojnë, u shpreh Markola.

“Në SHBA nuk jemi në dijeni se si një investitor shqiptar mundet të investojë disa projekte interesante në Shqipëri. Ka mundësi shumë të ndryshme, ne kemi investuar në shumë projekte të ndryshme teknologjike“, tha investitori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA