Endrit Shabani, kreu i “Nismës Thurje”, i ftuar në “Top Story” tha se për koncesionet e shëndetësisë, kontrata kishte probleme.

“Kontrata kishte për çdo set ekstra mbi parashikimin shtetit gjobitej me 40 euro. Nëse koncensionari nuk ofronte shërbimin siç duhej, asnjë penalitet. Ai që kishte përfaqësuar shtetin e kishte futur shtetin në një qoshe. Kjo ishte bërë me kontratë. Nga 10 milion euro në vit në 17 milion euro në vit, pasi shteti hante gjoba ngaqë kërkonte mjete kirurgjikale”, tha Shabani.

Ai tha se shteti nuk kishte para, për më tepër shteti hante gjoba nëse kërkonte mjete kirurgjikale.

”Njëra nga kompanitë qepte rroba, nga dokumentet që kërkuam nuk ishte e specializuar për këtë punë. Nuk kishin kapacitet për investime, sepse shteti s’kishte para.

Drejtoresha e spitalit i shkruante ministrit, në atë kohë, dhe ajo i thoshte ta vendosim në përdorim, nuk i kthente përgjigje ministri. Hapte një tender dhe e niste çdo gjë nga fillimi, me idenë ne si shtet nuk kemi para për të investuar, të investojë ky rrobaqepësi dhe ta marrë ky.

Nuk ishte nga paaftësia por ishte një skemë për ta deklaruar më të ulët në fillim koncesionin dhe për ta rritur rrugës. KLSH nxite dhe diçka tjetër, spitali i Tiranës iu rrit çmimi sepse përdorni energjinë e spitalit, pra paguanin dhe faturën”, tha Shabani.

Sa ka shkuar dëmi?

“76 milion euro është vetëm kontrata”, u përgjigj ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA