Shpërthimi në Prizren/ Policia: Gjithçka nisi pas një mosmarrëveshje të çastit

22/11/2023 16:18

Ngjarja nisi për shkak të një mosmarrëveshjeje të çastit ndërmjet tregtarëve, njofton policia lidhur me me shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren, ku si pasojë u lënduan 10 persona.

Tregtarët janë përshirë në dhunë e më pas dy prej tyre kanë hedhur një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin). Njëri nga tregtarët është shoqëruar në Polici.

“Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që më vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, të cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe te dyshuarve ku ne një moment te dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin)”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Top Channel