Endrit Shabani, kreu i “Nismës Thurje”, i ftuar në “Top Story” për një tjetër çështje të rëndësishme të SPAK, siç janë koncesionet e shëndetësisë, tregoi se si një rrobaqepës fitoi një koncension në shëndetësi.
Shabani ngriti tre problematika kryesore, që pse koncensioni duhet t’i kalonte privatit, kur shteti mund ta bënte vetë dhe të kishte përfitime, pse nuk pranoi një ofertë më të mirë dhe e treta çmimi.
“23 dhejtor 2019 , e kemi çuar. Shqetësimi ishte pse duhej dhënë privatit, kur shtetit kishte kapacitetin për ta bërë vetë. Me pak investime madje mund ta përmirësonte procesin. Pse iu dha privatit kur mund të kishim marrë oferta më të mira se sa një rrobaqepës? Pse jo me një tender të hapur publik, me një thirrje ndërkombëtare. E treta pse ky çmim. Ekspertët patën llogaritur se kjo në vende të zhvilluara, kjo bëhet 10-30 herë më lirë se në Shqipëri”, tha Shabani.
Gjithashtu Shabani tregon se për larjen e mjeteve që përdorte mjeku për një ndërhyrje kirurgjikale, duhej paguar 200 euro, ndërsa mjeku vetë për atë operacion paguhej 20 euro.
”Për çdo operacion shteti i jepte një mjeku 20 euro për operacion. Vetëm për larjen e instrumentave që do përdorte mjek ne paguam 200 euro për paketë. 200, 400 600 për larjen që do përdorte mjeku dhe mjeku paguhej 20 euro. Kjo është një ndër arsyet që mjekët duan të largohen nga Shqipëria, sepse lekët shkojnë për afera që e varfërojnë shtetin, tregon ai.
Për sa i pëket kompanisë fituese Endrit Shabani tha se kjo firmë nuk ishte e specializuar për këtë koncension.
“Kompania fituese qepte rroba, nga dokumentat që kërkuam nuk ishte e specializuar për këtë punë”, tha Shabani.
Top Channel