Foto ilustruese

Një 20-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap duke shitur kanabis pranë një shkolle në Kashar.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, i riu që banon në Kashar, u arrestua në flagrancë teksa shiste lëndën narkotike, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Nga verifikimet e kryera, 20-vjeçari e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave në Kashar.

Që prej nisjes së operacionit “Tempulli” pak muaj më parë dhe deri më tani, kanë rënë në pranga qindra persona dhe janë shpallur në kërkim dhjetëra të tjerë, me akuzën e prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike brenda perimetrit të sigurisë në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e vendit.

Top Channel