Euro 2024/ Shqipëria në vazon e dytë, a do ta favorizojë hedhja e shortit Kombëtaren?

22/11/2023 13:54

Me ndeshjet e mbrëmjes së kaluar, përfundoi faza e grupeve të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Në bazë të pikëve të grumbulluara, skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në katër vazo, nëpërmjet të cilave do të hidhet më pas shorteu për ndarjen në grupe.

Kombëtarja shqiptare, që bëri histori duke u kualifikuar në “Euro 2024”, si e para në grupin E, do të jetë në vazon e dytë, së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.

Në vazo e parë qëndrojnë skuadrat e mëdha si Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në vazon e tretë do të jenë Holanda, Skocia, Kracia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia. Në vazon e fundit, janë Italia, Serbia, Zvicra dhe tri skuadrat që do të konfirmohen nga faza e “play off”.

Ndërkohë, kuqezinjtë do të nisin përgatitjet për takimet që do të luajnë në Gjermani, me besimin se në pjesëmarrjen e dytë do të bëjë më mirë se në debutimin e vitit 2016, duke shpresuar këtë herë që të kalojë të paktën fazën e grupeve. Trajneri Sylvinho do të ketë një mision të vështirë, për të caktuar 23 lojtarët që do të marrë me veten në Gjermani.

Deri në qershor duhen ende dhe shumë muaj dhe padyshim do të ketë mundësinë të testojë të gjithë lojtarët në disa miqësore që do të përcaktohen në javët e ardhshme. Hapësira e radhës për kombëtaret do të jetë në muajin mars, ndërkohë që më pas në maj do të nisë dhe vrulli përfundimtar para nisjes së europianit. Braziliani dhe stafi i tij do të monitorojnë me kujdes gjendjen e lojtarëve, ku prioritet do të kenë padyshim lojtarët që kanë dhënë kontribut në kualifikuese, diçka që edhe vetë tekniku e ka shprehur disa herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA