Dy persona në kërkim për falsifikim dokumentesh kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.
Dy personat ranë në pranga gjatë operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”, për të cilët Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Dy të ndaluarit janë A. P., 33 vjeç dhe K. B., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për ta masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi dyshohet se ata kanë ngarkuar të dhëna të rreme për vendndodhjen e objekteve, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, nga të cilat disa persona janë pajisur me leje rindërtimi në kundërshtim me ligjin.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur edhe sekuestro preventive mbi objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel