Pas ndeshjes që garantoi kualifikimin në Euro 2024, Jaroslav Silhavy dha dorëheqjen si trajner i Republikës Çeke.
Çekët mundën Moldavinë në shtëpi, kur u duhej vetëm një barazim, dhe u kualifikuan si vendi i dytë në Grupin E, me Shqipërinë të parën. Trajneri shpjegoi se vendimi ishte marrë tashmë para ndeshjes, pavarësisht rezultatit:
“Edhe pse jemi të lumtur tani, e kishim vendosur që para ndeshjes që nuk do të vazhdonim më. Për këtë e njoftova presidentin Petr Fouska. Presioni tashmë ishte mjaft i madh, ndonjëherë as që e kuptoja. Kjo gjithashtu kontribuoi në vendimin tonë.”
“Nuk ka të bëjë vetëm me mua, por kam gjithë ekipin tim të stafit që më mbështet. Jam i bindur që bëmë një punë të mirë dhe dolëm me rezultate të mira”, përfundoi Silhavy. /Supersport
Top Channel