Viti 2023 nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Kombëtaren e Argjentinës.
Përfaqësuesja bardhekaltër ka pasur një vit të përsosur: ka kryesuar renditjen në e kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Argjentina do ta mbyllë vitin në “Maracaná”, duke luajtur superklasiken kundër Brazilit.
Edhe pse Uruguaji i Marcelo Bielsas i dha fund rekordit të pamposhtur të skuadrës së Lionel Scalonit në ndeshjen e fundit, Kombëtarja e Argjentinës arrin në superklásike, si favorit i qartë për të marrë tri pikët.
Skuadra e drejtuar nga Messi do të përballet me një ekip brazilian në rikonstruksion e siper, që nuk ka një projekt të qartë. Brazili vjen nga dy humbje radhazi, në Montevideo dhe në Barranquilla, diçka e paprecedentë në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës.
Nga ana tjetër, humbja e “albicelestes” ndaj Uruguait në ndeshjen e fundit nuk i shqetëson shumë argjentinasit. Projekti i Scalonit është shumë solid dhe taktikat e tij mund ta mposhtin lehtësisht atë të Fernando Diniz, i cili nuk i ka bindur aspak drejtuesit e Federatës së Brazilit.
Humbja ndaj Uruguait, e vetmja në 2023
Nga 10 ndeshjet që Argjentina ka luajtur në të gjithë vitin 2023, ka humbur vetëm kundër Uruguait. “Albiceleste” këtë vit ka luajtur gjithsej pesë ndeshje në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës (kundër Ekuadorit, Bolivisë, Paraguait, Perusë dhe Uruguait), si dhe katër miqësore që kanë përfunduar me fitore.
Skuadra uruguaiane e Marcelo Bielsas i dha fund serisë prej 14 ndeshjesh radhazi pa humbje (12 fitore dhe 2 barazime) të kampionëve aktualë të botës. Argjentina nuk kishte humbur asnjë ndeshje që nga disfata ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit.
Pikërisht, ajo humbje i dha fund edhe një serie të pamposhtur prej 36 ndeshjesh, që kur Lionel Scaloni mori frenat e kombëtares.
Argjentina kërkon të mbyllë një vit perfekt: të fitojë superklásikon në “Maracaná” me stemën e kampiones së botës në gjoks./ Super Sport
Top Channel